MENU
klinika

Për të koha nuk ka rëndësi

Ornela Muti në pasarelë në moshën 65 vjeçare

23.01.2020 - 14:21

Në 9 mars Ornela Muti do të festojë 65 vjetorin, por për të koha nuk ka asnjë rëndësi.

Që kur ka dalë për herë të parë në ekranin e madh, në 1970 ajo është një ikonë e padiskutueshme e joshjes dhe sensualitetit. Me bukurinë e saj dhe pak ‘djallëzi’ në sytë e saj të kaltër, ajo ka hyrë në ëndrrat e gjeneratave të italianëve.

E pakënaqur që ka qenë vetëm pjesë e botës së kinemasë ndër vite, nga televizioni tek rrjetet sociale, diva ka bërë hapat e parë edhe në botën e modës. Ka qenë stilistja Ulyana Segeenko, që ka vendosur ta bëjë modele dhe e ka zgjedhur si ambasadore të brandit të saj për fashion show.

E piketuar tek bukuria e saj pa kohë, Ornela ka sfiluar pranë Dita von Teese, që është 47 vjeç dhe Natalia Vodianova, 37.

Me një coat-dress lëkure me kopsa me gurë të çmuar, doreza dhe këpucë argjendi, artistja italiane është shfaqur e mrekullueshme. Në kokë Muti kishte vënë një ‘kapele’ në formë gote kokteil, e gjitha prej kristali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN