MENU
klinika

Barazon Kukësi

Partizani humb edhe miqësoren me Honved

15.01.2020 - 17:04

Pas Tiranës, ishte radha e Partizanit të mundej sot në ndeshjen miqësore, që po kryejnë ekipet shqiptare në Turqi. Të kuqtë humbën 0-2 me hungarezët e Honved.

Kampionët në fuqi të Superiores pësuan nga një gol për secilën pjesë loje. Fillimisht nga Lanzafame në 32’, një gol spektakolar për nga mënyra e ekzutimit të një goditje dënimi.

Ndërkohë, Cipf në 62’ shënoi golin e dytë. Të kuqtë u përpoqën të ngushtonin rezultatin, por nuk ia dolën dot. Partizani humbi edhe miqësoren me Trabzonsporin, 0-1.

Ndërsa Kukësi e ka mbyllur në barazim pa gola 0-0, ndeshjen e dytë miqësore në tokën turke. Verilindorët ishin protagonistë të një paraqitje pozitive ndaj kundërshtarëve rumunë të Poli Iasi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN