MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Partizani turpërohet në Lezhë, përmbys Tirana

29.01.2020 - 16:05

Ndeshjet e para për 1/8 finale në Kupën e Shqipërisë kanë dhuruar surpriza. Partizani është turpëruar nga Besëlidhja në Lezhë, ku vendasit fituan 3-0. Të kuqve u duhet mrekulli në kthim.

Po në këtë grup, bie në sy përmbysja e Tiranës në Krujë ndaj Kastriotit. Krutanët shënuan në pjesën e parë, por bardheblutë ktheyn rezultatin në të dytin.

Teuta fiton pa probleme derbim me Erzenin, ndërsa klasikja Vllaznia-Flamurtari përfundon në barazim. Mes këtyre skuadrave do të zgjidhet gjithcka në Vlorë më 12 shkurt.

 

Grupi A

Besëlidhja – Partizani 3-0

13′ Bushi, 27′ Jovanoviç, 44′ Fetaj

Erzeni – Teuta 1-3

84’ Rezi / 57′ pen. Kallaku, 73′ Gomes, 80’ Gruda

Vllaznia – Flamurtari 2-2

1′ Gozaj, 78’ Lika / 7′ Nebihu, 17′ Ribaj

Kastrioti – Tirana 1-3

9′ Ajazi / 47′ Ismailgeci, 61′, 86’ (11-m) Muçi

Kryesuesve të Superligës u ka mjaftuar vetëm një gol në ndeshjen e parë në Lushnjë. Por duket se verilindorët nuk do ta kenë problem kualifikimin për në çerekfinale.

Fiton pa probleme edhe Skënderbeu në Kavajë, ndërsa surpriza e këtij grupi ishte fitorja 3-0 e Apolonisë kundër Luftëtarit. Skuadra e Kategorisë së Parë mposht thellë atë të Superiores.

Grupi B

Lushnja – Kukësi 0-1

20′ Maliqi

Besa – Skënderbeu 0-2

36′ Esien, 57′ Mara

Apolonia – Luftëtari 3-0

82′ Mehmeti, 87′ Zaimaj, Zoga 93’

Bylis – Laçi (nesër)