Reperi amerikan Juice Wrld u nda nga jeta rreth një muaj më parë në moshën 21-vjeçare.
Vdekja e tij u raportua si fillim nga mediat, por më pas u konfirmua edhe nga autoritetet mjekësore.
Si fillim u mendua se shkak i vdekjes u bë mbidoza, ndërsa tani ka dalë rezultati final i autopsisë.
Mediat e huaja shkruajnë se Juice kishte konsumuar një sasi të madhe lëndësh narkotike dhe kjo i shkaktoi atak kardiak.
Një muaj më parë në avionin e tij privat, policia gjeti një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike dhe armë.
Policia në Chicago gjeti në avion 41 qese të mbushura me marijuanë, gjashtë shishe shurup kolle Codeine, dy pistoleta 9 mm, një pistoletë me kalibër 0.40, një karikator municionesh me kapacitet të lartë dhe plumba.