MENU
klinika

Replikat me Bes Kallakun

Pas debatit, Ermal Mamaqi e tha fjalën e fundit

12.01.2020 - 09:46

Në ditët e fundit të vitit 2019, në media nisi një debat midis dy aktorëve të njohur, Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi.

Gjithçka nisi nga një fjali e Besit, teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko kush luan”.

Ai u shpreh se Ermal Mamaqi bën biznes me filmat e tij, ndërsa ai vetë i bën për pasion.

Më tej ai krahasoi edhe Bleonën si personazh te filmi i tij dhe Encën tek Mamaqi duke u shprehur se “për ballkon mund të bëjë Enca kurse për profesionalizëm Bleona”.

Kjo u shoqërua edhe me replika në rrjetet sociale, megjithatë ato që tha Ermal Mamaqi sot në “Shiko kush luan”, i vunë kapakun të gjithës.

“Kam zgjedhur të mos komentoj, sepse ne jemi një grup aktorësh që po kthehemi në regjisorë. Megjithatë për filmat, kush jam unë që të them si është ky e si është ai?”, u shpreh Ermali.