MENU
klinika

Apel drejtuesve të mjeteve

Pas erës nis bora/ ARRSH tregon gjendjen e akseve kryesore në vend

05.01.2020 - 19:21

Vendi ynë është përfshirë që prej mesditës së sotme nga era e fortë, ndërsa në vend kanë filluar edhe reshjet e dëborës.

Me një njoftim për gjendjen e akseve kryesore në vend, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën dije se qarkullimi i automjeteve kryhet pa zinxhirë në rrugën Korçë-Ersekë.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes në Qafën e Sharrit, pasi aktualisht ka stuhi dëbore.

Njoftimi i plotë:

Korçë-Ersekë qarkullimi kryhet pa zinxhir

Në Qafen e Qarrit, km 13-18, aktualisht ka stuhi dëbore, drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment, pasi era e fortë sjell borën në rrugë në formë stuhie, kalimi, por përpos erës së fortë kalimi kryhet pa zinxhirë.

Kontraktori është në terren që në orët e para të mëngjesit dhe po punon me 3 borëpastruese përgjatë këtij segmenti.