Pas ftesave të refuzuara, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të presë sot në një takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohen sot në Zyrën e Presidencës.
Takimi në fjalë do të mbahet në lidhje me formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e kryeministrit.
“E mirëpres paktin që pas ftesës së tretë, zotëri Kurti i është përgjigjur ftesës për datën 6 janar në orën 15.00. Do ta pres në zyrën time, nuk mund të sillemi as me hatër. Mirë se vjen e mirëpres”, -ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërsa, Kurti ditë më parë pohoi se do të takohet me presidentin Thaçi, por ai nuk e përcakton datën e formimit të qeverisë. “Mua vetëm LDK më përcakton datën e formimit të qeverisë”, ka thënë ai.
Mediat kanë raportuar se VV i ka bërë një ofertë LDK-së, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar të Kuvendit, duke i ofruar gjashtë ministri, kundrejt katër sa do t’i kishte Lëvizja Vetëvendosje.