MENU
klinika

3 kandidatë kalojnë fazën e parë

Pas Kushtetueses drejt ‘rilindjes’ dhe Gjykata e Lartë

09.01.2020 - 11:42

Mësohen emrat e kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë për plotësimin e Gjykatës së Lartë. Tre kandidatët janë Ilir Panda, Sokol Sadushaj dhe Ervin Pupe.

Këshilli i Lartë Gjyqësor sqaron se për 4 pozicionet e lira për anëtarët jo magjistratë u paraqitën 23 kandidatë. Katër nga kandidatët u tërhoqën, ndërsa për 14, vijon më tej KLGJ-ja u vendos skualifikimi dhe përjashtimi nga gara.

Pas kalimit të fazës së parë nga tre kandidatët, ka filluar faza e dytë e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes. Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se dy kandidatë janë në proces verifikimi dhe për këtë institucioni do të shprehet në ditët në vijim.

Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, ku 16 prej tyre duhet të jenë gjyqtarë karriere dhe 3 nga avokatia, shoqëria civile, pedagogë ose jurist i shquar me mbi 15 vjet punë. Të parët që do të zgjidhen për anëtarë të kësaj gjykate, do të jenë 3 anëtarët që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë.

Aktualisht në Gjykatën e Lartë ushtron detyrën vetëm një gjyqtar pasi të tjerët u shkarkuan nga procesi i vetingut ose dhanë dorëheqjen.

KLGJ komandoi pak kohë më parë gjyqtarë të gjykatave të Apelit për të mundësuar shqyrtimin e disa çështjeve emergjente, kryesisht mbi ekstradimet. Kështu pas Kushtetueses po shkon drejt ngritjes edhe Gjykata e Lartë.

Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ai do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e...

Krisje mes çiftit/ “Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash” nga halli që i ka zënë

Opozita nuk e miratoi ngritjen e Komisionit për dezinformimin

Nikolla letër grupeve parlamentare për të propozuar anëtarët