MENU
klinika

Portieri del me të kuq, u prit nga lojtari

Penalltia u gjuajt 3 herë, asnjëherë nuk u shënua

20.01.2020 - 13:08

Tri penallti të humbura radhazi për të marrë vëmendjen e gjithë botës. Episodi ndodhi në Turqi, aty ku porta kundërshtare u kthye në një tabu për ekipin e Ergene Velimese.

Gjithçka ndodhi në ndeshjen e Ligës së Dytë në Turqi, në sfidën e fituar nga vendasit e Usakspor me shifrat 2-0. Ishte pikërisht fundi i takimit, ku gjyqtari akordoi një penallti në zonën e Usakspor dhe Ergene kishte shansin e mirë për të ngushtuar shifrat.

Diçka që nuk ndodhi, pavarësisht se aty u paraqiten plot 3 herë. Fillimisht ishte portieri Ersin Aydin që ndali në dy raste sulmuesin kundërshtar.

Goditjet e tij Aydin i neutralizoi me lehtësi, por gjyqtari kërkoi që të përsëritej. Lëvizjet e portierit u konsideruan si të parregullta nga ana e gjyqtari, duke i treguar edhe kartonin e kuq.

Pa asnjë portier rezervë të disponueshëm në pankinë, mes shtyllave u pozicionua mbrojtësi i Usakspor që duket se kishte studiuar çdo refleks të një portieri.

Ai mundi të neutralizoi edhe goditjen e tretë nga pika e bardhë e penalltisë, duke u shndërruar në një hero të vërtetë për të tijtë, që morën një tjetër fitore dramatike për ecurinë e sezonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja në një video

15 penalltitë e veçanta në futboll

Penalltitë vendimtare të legjendës

Historia e Buffon përmes…11 metrave