MENU
klinika

Takimi i liderëve

Për këto çështje, edhe Putin e Merkel mendojnë njësoj!

12.01.2020 - 16:02

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel gjetën gjuhën e përbashkët për përpjekjet e paqes në Libi dhe mbajtjen në fuqi të një pakti bërthamor me Iranin që SHBA.

Pas më shumë se tre orësh bisedimesh me Putin në Moskë të shtunën, Merkel tha se ata kanë të njëjtin qëllim për sa i përket çështjes së Libisë.

“Ne kemi rënë dakord që së shpejti do të shpërndajmë ftesa për një konferencë në Berlin,” u tha Merkel gazetarëve. Putini tha se mbështet iniciativën e Merkel. Zyrtarët gjermanë kanë përmenduar 19 janarin si një datë për takimin.

Interesat e tyre strategjike ndryshojnë, por të dy udhëheqësit thonë se dëshirojnë të përfundojnë tubacionin Nord Stream 2 me gaz natyror, në kundërshtim me sanksionet e SHBA.

Kjo është krejt e kundërta e pikëpamjeve të Merkel dhe Putin lidhur me aneksimin e Rusisë së Krimesë në 2014 dhe mbështetjen e saj të luftëtarëve separatistë pro-Moskës në Ukrainë.

Putin, i cili më parë u takua me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, tha që ai pret që armëpushim të planifikuar në Libi të hyjë në fuqi të dielën.

Rusia dhe Turqia po mbështesin palët kundërshtare në Libi, megjithëse Putin mohoi të shtunën se Rusia ishte përfshirë ushtarakisht. Nëse ka mercenarë rusë në Libi, ata nuk përfaqësojnë “interesat e shtetit rus”, tha ai.

Lidhur me përshkallëzimin e tensioneve amerikano-iraniane, Putin tha se një luftë në Lindjen e Mesme do të ishte një “katastrofë globale”.

Ai dhe Merkel shprehën mbështetje të vazhdueshme për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin, të cilën Presidenti i SHBA Donald Trump braktisi në mënyrë të njëanshme në maj të vitit 2018.

Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al