02.01.2020 - 09:11
Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30. Bëhet fjalë për një shtëpi private. Në momentin që banesa është përfshirë nga flakët familjarët kanë qenë zgjuar dhe kanë dalë me shpejtësi jashtë duke shpëtuar pa lëndime.
Në vendin e ngjarjes, në lagjen ‘Partizani’ kanë shkuar tre zjarrfikëse me 10 forca, që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Zjarri ka nisur në kuzhinë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike, megjithatë vijojnë hetimet.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Tragjike në Pukë
Çifti digjet nga flakët, gjyshi rrëfen tmerrin
Shkak bombla e gazit