MENU
klinika

"Nuk ekziston vepra penale"

Përgjimet e grupit “Avdylaj”, gjykata pushon çështjen ndaj Arben Çukos

27.01.2020 - 13:19

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste dhe ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko, duke mos kaluar dosjen në ngarkim të tij për gjykim, pasi sipas këtij institucioni nuk ekziston vepra penale e moskallëzimit të kërimit ndaj tij.

Pak muaj më parë, gjykata ndryshoi masën e sigurisë për ish-deputetin nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

Arben Çuko u arrestua pak muaj më parë në kuadër të operacionit “VOL-VO4”, në 18 tetor 2018, pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes së famshme 339.

Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër.

Gjithashtu Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.