MENU
klinika

India në Botëror, Pele ndal luftën

Pesë histori në futboll që ndoshta nuk i dinit

02.01.2020 - 19:42

Sporti dhe në veçanti futbolli është i mbushur me të papritura. Në përmbledhjen e mëposhtme do të rendisim 5 histori që ndoshta nuk i kishit lexuar më parë.

1.PELE NDAL LUFTËN

Në vitet ’60, ylli i ekipit të Santos, Pele, adhurohej nga e gjithë bota. Në 1967-ën, Santos shkoi të luante në një turne ndërkombëtar në Nigeri, gjatë kohës që vendi po shkatërrohej nga lufta civile.

Një marrëveshje për armëpushim u arrit për Mbretin Pele, në mënyrë që të dy palët të mund të ndiqnin ndeshjen. Megjithatë, kjo paqe zgjati vetëm 48 orë.

2.INDIA NË BOTËROR, POR NUK SHKON

India u kualikua për Kupën e Botës në 1950-ën, por kombëtarja ka qenë e detyruar të tërhiqej. Ata fajësuan kostot e udhëtimit, por kjo nuk ishte arsyeja e vetme.

India refuzoi të merrte pjesë edhe për shkak të këpucëve të futbollit. Indianët preferonin të luanin këmbëzbathur! Një “ves” ky që FIFA nuk mund ta lejonte në Kupën e Botës. Që nga ajo kohë, India nuk ka arritur të kualikohet më në fazën nale të një Botërori.

3.HUMB 3 PENALLTI BRENDA NJË NDESHJEJE

Martin Palermo shkroi historinë në 1999-ën. Ai gaboi 3 penallti në të njëjtën ndeshje për Argjentinën! Hera e parë që një gjë e tillë ka ndodhur në futboll.

Ai u kthye në kombëtare në 2009-ën, me Argjentinën që u kualikua në Botërorin e 2010-ës falë një goli vendimtar të Palermo-s në minutën e fundit.

4.VIDHET KUPA E BOTËS, E GJEN NJË QEN

Në 1996-ën, trofeu i Kupës së Botës u vodh në Londër vetëm pak muaj para fillimit të Kupës së Botës në Angli. Në fund, u arrit të gjendej, por jo nga policia.

Ka qenë një qen që e ka gjetur gjatë një shëtitjeje. Pronari i tij e mori trofeun dhe “Pickles” u bë hero. Madje, ai shkoi edhe në një ndeshje të Kupës së Botës!

5.DËMTIMI MË ABSURD I NJË FUTBOLLISTI

Një futbollist dëmtoi veten duke luajtur mos u nxeh. Ka qenë francezi, Lionel Letizi, portieri i PSG-së në atë kohë. U ul për të marrë zarin dhe pësoi një dëmtim në kurriz.

Ky incident e detyroi atë që të qëndronte dy muaj larg fushave. Një nga dëmtimet më të këqija në historinë e futbollit, por edhe më nga absurdet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sportistët që bënë historinë

Yjet e sportit përmes fotove epike 2010-2019