MENU
klinika

Edhe gjyqtarët janë njerëz

Pesë rastet kur arbitrat kërkuan falje pas gabimit

03.01.2020 - 19:40

“Ne diskutojmë kur diçka shkon keq, por është e vështirë të pezullosh një arbitër”. Ka qenë deklarata e bërë nga presidenti i UEFA-s, Ceferin, në të kaluarën në lidhje me arbitrat.

Vendimet e tyre shkaktojnë zemërim, por nuk duhet të harrojmë se arbitrat janë gjithashtu njerëz. Ata, si të gjithë ne, gabojnë dhe më poshtë janë pesë raste kur një arbitër ka kërkuar falje pas një gabimi.

1.”SYZET” E SERGIO RAMOS

Kur Spanja luajti kundër Rumanisë në një ndeshje kualikuese për Euro 2020, Sergio Ramos shënoi me penallti dhe festoi duke bërë gjestin e syzeve.

Arbitri mendoi se Ramos bëri një gjest tallës, por spanjolli shpjegoi të vërtetën: “Festimi im ishte një dedikim për nipin tim, që mban syze që të shohë si unë”. Arbiri i kërkoi falje Ramos-it për keqkuptimin.

2.ARBITRI QË U KTHYE NË “MEME”

Në 2018-ën, Everton luajti kundër Newcastle dhe një incident dramatik ndodhi gjatë ndeshjes: një prekje e topit me dorë në zonën e rreptësisë. Por arbitri, anglezi Bobby Maddley, nuk dha penallti. Një skandal i vërtetë.

Maddley tha se nuk e pa prekjen e topit me dorë, por duhet të kemi parasysh se po flasim për një kohë kur nuk ekzistonte VAR. Arbitri kërkoi falje, duke thënë: “Nuk e kam parë, më vjen keq”.

3.PENALLTIA QË NUK IU DHA RANGERS

Një faull ndaj një lojtari të Rangers u duk sikur ndodhi brenda zonës së rreptësisë, por arbitri dha një goditje dënimi jashtë zonës. Rangers nuk shënuan dhe ndeshja u mbyll në barazim 2-2. Rivalët e tyre për titullin, Celtic, e fituan ndeshjen e tyre dhe kaluan dy pikë para Rangers në renditje.

Pas ndeshjes, gjyqtari i ka thënë Gerrard-it se e kishte rishikuar faullin dhe se duhej të kishte dhënë një penallti. A do të vendosej titulli nga ky vendim?

4.DITA KUR ARBITRI KËRKOI FALJE NË TELEVIZOR

Super Lig-a e Turqisë është një kampionat me tifozë shumë të zjarrtë dhe një ditë, pas një barazimi 1-1, trajneri i Kasimpasa po jepte një intervistë pas ndeshjes kur u ndërpre nga arbitri Denis Çoban, i cili ka kërkuar falje:

“Ju kërkoj falje juve si trajner, të dy skuadrave dhe Federatës Turke të Futbollit, ashtu si dhe shoqatës së arbitrave dhe duhet të konsideroj të ardhmen time pas kësaj që ndodhi”, – ka thënë ai.

5.KUR ARBITRI KËRKOI FALJE PAS NJË NDESHJE TË KUPËS SË BOTËS

Në 2006-ën, Australia luajti dhe fitoi 3-1 kundër Japonisë në ndeshjen e parë të kompeticionit. Megjithatë, arbitri ka kërkuar falje pas ndeshjes. Para se Japonia të shënonte, një nga lojtarët e kombëtares aziatike u përplas me portierin e Australisë.

Arbitri duhet të kishte dhënë faull. “Arbitri bëri një gabim, por të gjithë bëjmë gabime dhe unë mendoj se pranimi i gabimit nga ana e tij është një gjë e madhe dhe mendoj se bëri një punë të mirë gjatë ndeshjes”, tha portieri i Australisë, Mark Schwarzer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mendoni Hazard dhe Griezmann? Gaboheni...

Pesë transferimet më të mira të vitit 2019