MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Po vuaj nga dhjamosja e mëlçisë. Çfarë duhet të bëj?

31.01.2020 - 11:03

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje,  vuaj nga dhjamosja e mëlçisë. Çfarë duhet të bëj?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: E rëndësishme është dieta, ku vëmendje i kushtohet marrjes sa më të moderuar të kalorive në vlerat 500 deri 750 kcal, si dhe rënies në peshë 7 deri 10%; eliminimi nga dieta i yndyrave me bazë shtazore (acidet yndyrore me saturim të lartë); reduktimi i lëngjeve dhe shurupeve me përmbajtje të lartë të fruktozës. Po ashtu, sot po i kushtohet rëndësi marrjes së preparateve omega 3 si suplement ushqimor. Këshillohen gjithashtu konsumi i dy deri tri kafeve në ditë, pasi ndikon pozitivisht në uljen e riskut për fibrozën e mëlçisë; aktivitet fizik 30 deri 45 minuta në ditë, të paktën katër ditë të javës; moskonsumimi i alkoolit në sasi të madhe dhe sistematike; përdorimi sipas këshillës së mjekut të vitaminës E dhe C me efektet e tyre antioksidantë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN