MENU
klinika

Dyshohet se…

Porosit kafe e shembet në tokë, 24-vjeçari humb jetën në lokal

02.01.2020 - 09:37

Një i ri ka humbur jetën në rrethana të pazakonta në Përrenjas.

Mësohet se 24- vjeçari M.Allhidri ka humbur jetën sapo ka hyrë në një bar-kafe në qytetin e Përrenjasit mbrëmjen e kaluar.

Dëshmitarët thanë se i riu kur ka hyrë në lokal ka porositur kafe por pa marrë ende porosinë ka rënë nga karrigia në dysheme.

kolana e librave

Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e Përrenjasit, por me gjithë ndihmën e stafit mjekësor 24-vjeçari nga Njësia Administrative Rrajcë ka humbur jetën.

Dyshohet se shkak i vdekjes së 24-vjeçarit të ketë qenë ataku kardiak, ndoshta i favorizuar edhe nga temperaturat mjaft të ulëta.