MENU
klinika

Çfarë ka ndodhur?

Pra, princi Harry nuk flet me David Beckham për faj të Meghan!

16.01.2020 - 08:11

Këto ditë kanë qarkulluar lajme të ndryshme, ku në qendër kanë qenë Meghan Markle dhe princi Harry.  Vendimi i tyre për të lënë pallatin mbretëror dhe detyrat e tyre si duka dhe dukesha e Sussex-t i ka çuditur të gjithë.

Mirëpo, Meghan paska një ndikim të madh tek princi aq sa e ka “detyruar” të marrë një vendim të tillë.

Në fakt, ky nuk është i vetmi vendim që princi ka marrë për Meghan.

Harry nuk flet me ish-futbollistin David Beckham për shkak të Meghan.

Madje, thuhet në tabloidët britanikë se dyshja kanë pasur një sherr të madh, sepse Harry e akuzonte David-n, se Victoria (bashkëshortja e tij), i përcillte thashetheme mediave për Meghan.

Aq ka mjaftuar që shoqëria e tyre të shkatërrohej dhe për rrjedhojë, Harry nuk flet as me David, as me Victoria-n.