MENU
klinika

SPAK regjistron kallëzimin

Presidenti e kreu i KED rimerren në pyetje javën e ardhshme

09.01.2020 - 11:02

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka regjistruar kallëzimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit.

Gjykata e Tiranës shpalli moskopetencë duke ia rikthyer sërish dosjen prokurorit Klodian Braho.

Presidenti Meta dhe kreu i KED, Ardian Dvorani pritet të rimerren sërish në pyetje javën e ardhshme nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Presidenti i vendit, Ilir Meta e akuzon Ardian Dvoranin për përvetësim kompetencash e shpërdorim detyre si gjyqtar i lartë, ndërsa Dvorani ka reaguar me një Raport vjetor të KED, duke thënë se procesverbalet e pretenduara nga presidenti Meta nuk janë zbardhur në kohë për mungesë stafi, pasi kanë vetëm 3 punonjës me kohë të pjesshme.