MENU
klinika

Me 290 persona në bord

Presidenti Rouhani: Edhe SHBA goditi gabimisht avionin iranian

11.01.2020 - 17:11

Presidenti iranian Hassan Rouhani i kujtoi botës të mos harrojë ngjarjen e vitit 1988 kur një raketë e marinës amerikane goditi gabimisht avionin iranian ‘Airbus në Gjirin persik.

“Kushdo duhet ta kujtojë tragjedinë e vitit 1988 kur ‘Iran Air Flight 655’, një ‘Airbus A300’ me 290 persona në bord, u hodh në erë nga një raketë e shkrepur nga kryqëzori amerikan ‘USS Vincennes’ ndërsa fluturonte mbi Gjirin Persik me destinacion Dubain më 3 korrik 1988”.

“Republika Islamike e Iranit shpreh keqardhjen e thellë për këtë gabim katastrofik” dhe “hetimet do të vazhdojnë të identifikojnë dhe ndjekin penalisht” autorët e kësaj “tragjedie të madhe” dhe “këtij gabimi të pafalshëm”– tha gjithashtu Presidenti iranian.

Në vitin 1988, prej më shumë se një viti, Marina e Shteteve të Bashkuara ishte angazhuar për të mbrojtur anijet tregtare që lëviznin përtej Gjirit Persik, të kërcënuar nga e ashtuquajtura “lufta e naftës”, pjesë e luftës Iran-Irak në vitet 1980-1988.

Irani atë kohë përpiqej të bllokonte furnizimet e Irakut përmes ujërave të Gjirit Persik duke hedhur raketa drejt anijeve të transportit.

Në vitin 1987, një aeroplan iranian lufte ngatërroi frigatën ‘USS Stark’ me një cisternë iranian nafte dhe e gjuajti dy raketa duke vrarë 37 detarë amerikanë. Më 14 Prill 1988, një tjetër raketë iraniane goditi frigatën amerikane ‘USS Samuel B. Roberts’ duke e ndarë atë në dy pjesë.

Katër ditë më vonë, anijet luftarake amerikane, në shenjë hakmarrjeje shkëmbyen zjarr me raketa dhe mbytën një anije iraniane.

Në mëngjesin e 3 korrikut të vitit 1988 kryqëzori amerikan ‘USS Vincennes’ u angazhuan në luftime së bashku me frigatën ‘USS Montgomery’, duke shkëmbyer zjarr me bateri armësh iraniane të cilët po kërcënonin një cisternë pakistaneze me naftë në Gjirin Persik.

Incidenti ishte duke u zhvilluar kur ‘Iran Air 655’ u ngrit në fluturim nga ‘Bandar Abbas’, gati gjysmë ore pas kohës së planifikuar të nisjes.

Hetimet e mëvonshme të marinës amerikane për incidentin treguan se aeroplani iranian ishte në një rrugë ajrore të aprovuar. Por piloti nuk u paralajmërua për luftimet që po zhvilloheshin, megjithëse kulla e drejtim-vrojtimit e ‘Bandar Abbas’ kishte lëshuar paralajmërime për raste të ngjashme më parë.

Raportet gjithashtu shënojnë se ndërsa avionari i Iranit nuk iu përgjigj paralajmërimeve nga anijet luftarake amerikane, ekuipazhi i tij nuk do të monitoronte kanalet në të cilat transmetoheshin.

Në bordin e ‘USS Vincennes’, kapiteni i anijes morri informacion se një aeroplan i panjohur i kapur nga radari nuk po i përgjigjej thirrjeve. Atij gjithashtu iu tha gabimisht se mund të ishte një avion iranian F-14 i cili mund të ishte i pajisur me raketa ‘Maverick’.

Pas 5 minutave ai dha urdhër që objekti në fluturim të goditej.

Irani paditi qeverinë e Shteteve të Bashkuara në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 1989. Në vitin 1996, Shtetet e Bashkuara dhe Irani vendosën ta zgjidhnin çështjen. Shtetet e Bashkuara paguan dhjetëra miliona dollarë në kompensim për familjet e viktimave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërimi dramatik i shefave të inteligjencës

Gjermania e bindur, Rusia do të sulmojë NATO-n!

Analiza e DW: Izraeli mund të godasë objekte të naftës

Tensionet në Lindjen e Mesme rrezikojnë ekonominë globale!

Ku do të jetë “sheshi kryesor i betejës”

Kina mobilizon ushtrinë për Luftën e Tretë Botërore