MENU
klinika

"Kushtetuta"

Prishtina mban Festivalin Evropian të Filmit

14.01.2020 - 13:07

    U çel mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, Festivali i Filmit Evropian, prezantuar nga BE në Kosovë. Filmi “Kushtetuta” ishte i pari në garë, në Kino Armata.

Filmi me regji nga kroati Rajko Grlic, konsiston edhe në kryesimin nga Kroacia, të presidencës së Këshillit të BE-së.

Ambasadorja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, mbrëmë gjatë fjalës së hapjes, tregoi se një festival i tillë është i nevojshëm në Kosovë dhe se,  projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian.

“Sonte festivalin po e nisim me filmin ‘Kushtetuta’ i cili vjen nga Kroacia, e cila edhe e ka kryesimin e Këshillit të BE-së. Së fundmi, kemi hapur edhe një thirrje për mbështetje të projekteve kulturore në Ballkanin Perëndimor, duke treguar kështu sa ka rëndësi kultura dhe arti, fusha në të cilat ne gjithmonë mbështesim dhe përkushtohemi” – tha Apostolova.

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic, pasi uroi mbarëvajtjen e festivalit, u shpreh se presidenca kroate do të mbrojë bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, krahas një politike të besueshme dhe efektive zgjerimi.

Filmi që do ta shihni këtë mbrëmje, ka fituar mbi 30 çmime në mbarë botën… Ndaj, shijojeni!” – tha, Barisic.

“Kushtetuta” flet për katër njerëz, të cilët jetojnë në një ndërtesë në Zagreb, por nuk flasin me njëri-tjetrin, meqë shohin se kanë dallime të mëdha mes tyre.

Festivali i Filmit Evropian, vijon me filmin ‘Ray and Liz’, në Kino Armata, nga ora 20:00 e mbrëmjes.