MENU
klinika

IPARD II/ 60% financim grant

Prodhimi i verës drejt një zhvillimi dinamik

06.01.2020 - 12:33

Sipas Atsh, 60% financim grant, përfitojnë sipërmarrësit që duan të investojnë në kantina të prodhimit të verës, kapaciteti i prodhimit të të cilave duhet të jetë jo më pak se 200 hl.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) bën të ditur se, investimet në kantina të prodhimit të verës përfshihet në një nga masat e programit IPARD II dhe aplikimet për këto projekte janë hapur deri në datën 15 janar 2020.

Në vendin tonë, prodhimi i verës po merr një zhvillim dinamik dhe konsiderohet gjithashtu biznes me përfitime ekonomike. Për të qenë i suksesshëm në tregun modern, një prodhues vere duhet të integrojë aspektet artistike dhe ekonomike të prodhimit të verës dhe të ketë njohuri të mira të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm që motivojnë blerjen.

Mbështetja me grante e këtij sektori po zgjon një etapë të re të kësaj industrie me markë made in Albania, që aspiron të zgjerojë shitjet në tregjet e huaja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN