MENU
klinika

"20 mijë lega nën det"

Profecia e Zhyl Vernit në Polin e Veriut

21.01.2020 - 11:37

Një nga vizionet e autorit të romaneve fantastiko-shkencorë, Zhul Vern, u bë realitet pikërisht më 21 janar 1954. Ishte koha kur flota ushtarako-detare e Shteteve të Bashkuara lëshoi nëndetësen e parë në botë, që punonte me energji bërthamore.

Nëndetëses iu dha emri “Nautilus”. Ky ishte emri që Zhul Verni i kishte vënë anijes së tij, që lundronte nën ujë, në romanin e shekullit të 19-të, të titulluar “20 mijë lega nën det”.

kolana e librave

Më vonë, nëndetësja “Nautilus” theu të gjitha rekordet e rezistencës, largësisë dhe shpejtësisë së lundrimit, gjatë viteve që ishte në shërbim.

Katër vite pas përurimit të saj, duke përdorur hidrolokator dhe instrumente të tjera elektronike, “Nautilusi” lundroi nën shtresën e akullit polar, duke u bërë i pari mjet lundrues që arrinte Polin e Veriut, nën ujë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aventurieri i pandreqshëm

Zhyl Vern, filozofi i udhëtimit

U përdor në xhirimet e filmit 'Ballë për Ballë"

Batiskafi “Rinia”, një ëndërr e bërë realitet