MENU
klinika

Kush e zëvendëson Arben Ahmetaj

PS mbledh Grupin Parlamentar para seancës plenare

20.01.2020 - 17:13

Partia Socialiste ka mbledhur këtë pasdite, në orën 16:00, Grupin Parlamentar, teksa në orën 17:00 pritet të nisë sesioni i ri parlamentar për vitin 2020.

Mbledhja e grupit të PS po drejtohet nga Taulant Balla, pasi kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kiez të Ukrainës, në kuadër të kryesimit të OSBE nga Shqipëria.

Në mbledhje, mësohet se Grupi Parlamentar i PS do t’i propozojë Kuvendit Milva Ikonomin për kryetare të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, për shkak se Arben Ahmetaj, që drejtonte këtë komision, është emëruar ministër për Rindërtimin.

Gjithashtu, një tjetër temë e rëndësishme që po diskutohet në mbledhje, është edhe zgjedhja e emrit të kryetarit të Institutit të Lartë të Drejtësisë, që do të votohet në seancën plenare.