MENU
klinika

Çfarë nuk i pëlqeu te 'Dhelpër dinake'?

Pse u nda me Mozzik? Loredana tregon nëse do kthehet…

14.01.2020 - 08:59

“Nuk ka qenë e planifikuar ndarja ime me Mozzik”, kështu është shprehur Loredana në emisionin “NIN” me Alaudin Hamitin këtë mbrëmje, ku foli për karrierën dhe jetën private.

“Kanë ndodhur gjëra që nuk duhet të ndodhnin”, u shpreh reperja para se të tregonte arsyet e ndarjes me reperin nga Kosova.

Reperja sqaroi se ndarja nuk u bë për marketing ashtu siç shumica e njerëzve dyshonin:

“Nuk është për të bërë hajgare, nuk bëjmë makreting për shkak të çikës, as unë as Mozzik s’kemi nevojë që të bëjmë ndarje për tu përfolur.

Pse ka ndodh s’mund të të tregoj saktë, por nuk e di. Është shumë e vështirë të tregoj përse, sepse nuk ka ndodhur aq shumë, nuk kemi pasur arsye me u nda, por kemi qenë të dy shumë të stresuar. Shumica mendojnë se është nice të bësh të njëjtën punë, të punosh non stop bashkë, e të kacafytesh, por 80 për qind e kemi kaluar mirë bashkë”, u shpreh Loredana.

“Kam për ta respektuar më së shumti dhe çika ime i ngjan Mozzik, cikën e dua më shumë se cdo tjetër në botë, e kam prej tij”, vijon ajo.

Loredana shprehet se aktualisht ka marrëdhënie të mirë më Mozzik, dhe kjo jo vetëm për hir të vajzës. Ajo la hapur edhe mundësinë e një rikthimi, që nuk e di me siguri nëse do të ndodhë, pasi parësore për të është vajza:

“Nuk ka ndodhur diçka që ne mos të flasim me njëri-tjetrin. Ai më respekton, unë e respektoj, kjo ka rëndësi. Nuk e kam mendimin se cfarë do bëjmë për tu rikthyer, çikën e kam para meje. Më pas ndoshta qetësohemi!”

Loredana nuk mund të rrinte pa komentuar këngën ‘Dhelpër dinake’ të Mozzik që u komentua se i dedikohet asaj.

Pavarësisht mohimit nga ana e Mozzik Loredana e di që teksti ka qenë i dedikuar për të. Por kjo nuk e ka shqetësuar reperen më shumë sesa klipi.

“Nuk më ka pëlqy që i ka pasë 10 femra zhveshur. E mendoj pak ma ndryshe. Nuk kam qejf me i pa zhveshur. Mozzik nuk ka nevojë për femra zhveshur. Mozik është artist. Kënga i bëhet hit edhe nëse del vetëm”, deklaroi Loredana

“E dija që pak e ka pas edhe për mu por më ka pëlqy kanga.Unë jam fanse e Mozit, nuk kam inat. E ndaj biznesin me privatësinë”, shtoi reperja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kam ndjerë shumë urretje!”

Loredana flet pas lajmit të ndarjes me Mozzik