MENU
klinika

Historitë e tyre

Pseudonimet e Enverit dhe Nexhmijes gjatë luftës

23.01.2020 - 07:28

Gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, pseudonime kishin edhe drejtuesit kryesorë të Luftës. Madje për të saktësuar duhet thënë se, kishin më shumë se 5 pseudonime.

Por cilat ishin ato dhe historitë e tyre?

Dushan Mugosha ­ Kishte nofkën Çalamani pasi ai çalonte nga njëra këmbë.

Liri Gega ­ Kishte nofkën Harbutja, për shkak të egërsisë që e karakterizonte.

Gogo Nushi mbante pseudonimin Hyseni. Ai ishte ortodoks por banonte dhe punonte në Tiranë mes myslimanëve, të cilët e strehuan dhe në shenjë respekti e quajtën Hysen.

Nexhmije Hoxha (Xhuglini) e veja e ish-­diktatorit Enver Hoxha, një nga pseudonimet që kishte ishte Delikatja. Thuhet se këtë pseudonim ia kishte vendosur Qemal Stafa.

Ja cilat ishin pseudonimet që drejtuesit e regjimit komunist por edhe shkrimtarë mbanin gjatë Luftës:

Enver Hoxha ­ Ivan; Malo; Mali;Selami; Sali; Shpati; Tarasi; Usta Hasani;Valbona.

Nexhmije Xhuglini­Delegatja; Delikatja; Flaka; Fryma e re; Hiqmete Nexhani; Nezhari; Vera; Hidra (nofkë)

Mehmet Shehu­Misha; Mjekra; Vjosa

Fiqirete Shehu (Sanxhaktari)­ Qorja

Hysni Kapo­Besniku

Nako Spiru­Deti

Qemal Stafa­Brutus; Petriti

Shefqet Musaraj­Bejto Brati; Buburica; Dukë Eleni; Dimo Nuri; Fshatari Bejto; Merko; Nuri Dino; Shkrimtari

Shefqet Peçi­: Tërmeti

Vojo Kushi­: Tarzani

Zaho Koka­ Druvari; Vetëtima

Ramize Gjebrea ­Besa; Interesanti

Rrahman Parllaku ­Hallvaxhiu; Krajli; Sheqerxhi

Spiro Mojsiu­: Majori

Manush Myftiu ­Heqimi; Gjethja; Jysja

Naxhie Dume­ Furtuna

Liri Gega­ Muzhiku;Tefta; Harbutja

Gogo Nushi­Hyseni

Hito Çako­Bariu; Çobani; Shushica

Bedri Spahiu­: Gjuetari dhe Kaçatori

Bilbil Klosi­: Bilo

Dilaver Poçi: ­Çakalli

Ethem Gjinushi: ­Goliku

Kahreman Ylli: ­Bariu

Kiço Ngjela: ­Kila

Kristo Frashëri­: Shkëmbi

Llazar Siliqi­ Grethi; Shoku; Hylli; I riu; Shpendi

Petro Marko: ­Demo Koti

Spiro Çomora­: Himarioti

Sterjo Spasse­: Skënder Pirro.