15.01.2020 - 23:03
PSG u nda në barazim 3-3 fundjavën e kaluar ndaj Monaco-së në “Parc de Princes”, por sonte në ndeshjen e prapambetur, kryeqytetasit fituan 3-1 në transfertë.
Spektaklit nuk i ka munguar dyshja Mbappe-Neymar, autorë të tre golave. Mbappe shënoi golin e parë pas pasimit të Di Marias në minutën e 24-t.
Në kohën shtesë të pjesës së parë, ka penallti për miqtë dhe Neymar nuk fal nga pika e bardhë. Ky fraksion mbyllet 0-2.
Në minutën e 72’, Sarabia con shifrat në 0-3 dhe praktikisht ndeshja zgjidhet. Në 87’, Bakayoko ngushton në 1-3 për vendasit, por në fund, në kohën shtesë, kishte vend edhe për një gol të Mbappe.