MENU
klinika

Kampionët e Francës në 4 fronte

PSG siguron finalen e Kupës së Ligës

22.01.2020 - 23:00

Vijon forma e mirë e PSG-së në Francë. Kampionët fituan 3-0 gjysmëfinalen e Kupës së Ligës në transfertë ndaj Reims. Në finale i pret Lyon, që fitoi mbrëmë.

Parizienët shënuan dy gola në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë, duke mos e vënë në dyshim kalimin në finale. Vendasit pak bënë për të rrezikuar.

PSG Lufton në 4 fronte, kampionat, kupë lige, kupë të Francës dhe Champions League. Vështirë të përballosh 4 turne, por kurrë mos thuaj kurrë!