MENU
klinika

“Armiku më i madh i policisë është…”

“Puna fillon sot!”, Rama zbulon tre objektivat

13.01.2020 - 11:07

Kryeministri Edi Rama zbuloi tre objektivat kryesore, që do të ketë në vijim për Policinë e Shtetit, që janë: kthimi i Akademisë së Sigurisë në një strukturë moderne në rajon, kthimi i Repartit të FNSH në model dhe laboratori shkencor për uniformat blu.

Këto ishin tri gjërat kryesore, për të cilat, sipas kryeministrit Rama, puna fillon që sot.

“Akademia e Sigurisë do të kthehet në një strukturë model në rajon, në çdo aspekt, Reparti i FNSH do jetë një tjetër model, dhe laboratori shkencor është një tjetër domosdoshmëri alarmante për ta sofistikuar Policinë e Shtetit, në kushtet kur krimi sofistikohet çdo ditë. Për këto tre objektiva puna fillon sot”, tha Rama.

Më tej, në fjalën e tij në 107-vjetorin e Policisë së Shtetit, ku u përurua reparti i ri i Forcave Speciale RENEA, Rama thekson se armiku kryesor i policisë nuk është krimi, por vetmia, duke shtuar se gjatë qeverisjes së tij, ky armik është asgjësuar.

“Armiku më i madh i policisë nuk është krimi, por vetmia, që lind nga mbështetja e mbështetjes, nga shtypja dhe mungesa e vëmendjes për ta dëgjuar. Më vjen shumë mirë, që me qeverinë që unë drejtoj, ky armik është asgjësuar. Ne nuk kemi bërë sa kemi dashur, por sa kemi mundur. Kemi bërë gjithçka që policia sot të ketë më pak nevoja seç kishte dje. Nuk kemi bërë sa kemi dashur për shpërblimin e forcave të policisë, por kemi bërë gjithçka dhe sot policia është shumë herë më e paguar se dje. Nuk kemi bërë gjithçka për kushtet, por kemi bërë gjithçka kemi mundur, dhe do vazhdojmë të bëjmë gjithçka.

Vetë RENEA-s, historia e së cilës nis me një ndërhyrje në emergjencë civile më 1991, pas një përmbytjeje shumë të furishme, ku një efektivë i kohës rrezikoi jetën, u hodh në ujin e akullt dhe shpëtoi tre barinj në rrezik mbytjeje. Është një histori që ka shënuar shumë akte të tilla. Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur për ta dhe do vazhdojmë të bëjmë gjithçka, në mënyrë që gjitha të mirat që shoqëria, shteti, kombi, ka parë nga këto forca, të shtohen dhe gjithnjë e më shumë mirësi nga shteti të kenë të gjithë ata që shërbejnë me uniformë, së bashku me familjet e tyre. Do kujdesemi që gjithë fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit të kenë një të ardhme më të mirë”, deklaroi kryeministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Një Shqipëri më e sigurt, do të thotë një Evropë më e sigurt”

19 mln euro për luftën ndaj krimit, BE mbështet policinë shqiptare