MENU
klinika

Nga Financial Times

Putin nuk do të heqë asnjëherë dorë nga pushteti!

16.01.2020 - 12:54

Vladimir Putin ka njoftuar ndryshimet më të mëdha politike në Rusi në pothuajse tre dekada.

Kushtetuta do të ndryshojë, mandati i tij përfundonnë 2024, ndërsa aleati Dmitry Medvedev ka dhënë dorëheqjen si kryeministër.

Po këto ndryshime?

Putin planifikon të mbajë një referendum kushtetues për të rishpërndarë disa kompetenca nga presidenca e Rusisë:

-Parlamenti do të fitojë kompetenca më të mëdha mbi kabinetin, gjykatësit dhe shërbimet e sigurisë.

-Presidentët e ardhshëm do të jenë të kufizuar në dy mandate në detyrë. Ata do të kërkohet të kenë jetuar në Rusi për 25 vitet e fundit dhe kurrë të mos kenë patur një pasaportë të huaj ose leje qëndrimi diku tjetër.

-Këshilli i Shtetit, një organ këshillimor, do të fitojë më shumë kompetenca.

Pse po i bën Putini të gjitha këto?

Analistët thonë se Putin, 67 vjeç, dëshiron të sigurojë një të ardhme politike për veten e tij dhe Rusinë kur të largohet në 2024.

“Ky është fillimi zyrtar i tranzicionit të pushtetit”, shkroi në Twitter Alexander Alexander Baunov, një analist në Qendrën Carnegie në Moskë. “Nuk mund të ketë Putin të dytë. Katër mandatet e Putinit ishin të nevojshëm për të ndihmuar vendin të rikuperohej nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Tani situate do të ndryshojë.”

A do të heqë dorë Putin kur mandati i tij të skadojë?

Putin nuk e ka konsideruar kurrë heqjen dorë nga pushteti.

Putini teorikisht mund të bëhet përsëri kryeministër, por analistët thonë se më e mundshme do të ishte që ai të kryesojë Këshillin e Shtetit të rindërtuar.

kolana e librave

“Ai dëshiron që Rusia të ketë një president të fortë dhe të zgjedhë një pasardhës i cili është besnik, atdhetar dhe do të mbështesë tranzicionin,” tha Tatiana Stanovaya, themeluese e firmës ruse të analizave politike R. Politik.

Pse Medvedev dha dorëheqjen si kryeministër?

Medvedev është pa dyshim aleati më i ngushtë politik i Putinit. Ishte kolegu i tij, që nga ditët e tyre në zyrën e kryetarit të komunës Leningrad në vitet 1990.

“Të gjithë kanë qenë ‘të sëmurë’ nga Medvedev për shekuj të tërë,” tha Stanovaya. “Ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas zgjedhjeve presidenciale të 2018, por Putin duhej të zgjidhte kush do të ishte zëvendësuesi i tij dhe ku do ta vendoste Medvedev. Tani Putin ka vendosur se çfarë të bëjë me të ardhmen e tij dhe ata po vazhdojnë rrugët e tyre të ndara. ”

Kush do ta pasojë Putinin?

Zëvendësuesi i  Medvedev është Mikhail Mishustin, një teknokrat që premtuar modernizimin e zyrës së taksave të Rusisë. “Emërimi i Mishustin është një surprizë dhe unë mendoj se biznesi do ta mirëpresë atë,” tha shefi ekzekutiv i një prej kompanive më të mëdha të Rusisë.

Por mungesa e plotë e përvojës politike të Mishustin do të thotë se ai nuk ka gjasa të jetë pasardhësi i  Putin, tha Schulmann.

Putin nuk ka treguar ende nëse ai do të heqë dorë nga pushteti dhe nuk ka caktuar ndonjë pasardhës të qartë.

Përveç Medvedev, dhjetëra emra qarkullojnë, duke përfshirë kryetarin e Moskës Sergei Sobyanin, ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu, zv / kryeministrin Dmitry Kozak, si dhe Alexei Dyumin, ish-truprojën e Putin, dhe fëmijët e tij Maria dhe Ekaterina.

“Putin nuk do të krijojë një figurë që mund të fillojë të garojë me të,” tha Gleb Pavlovsky. “Ai e bëri atë me Medvedev dhe nuk funksionoi.”

Gjithsesi ndryshimet e tanishme mund të jenë vetëm sipërfaqësore, shtoi ai. “Ju mund të rishkruani kushtetutën sa herë të dëshironi, por në Rusi, sërish gjithçka do të mbetet njësoj. “

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ konica.al

Po mbështet kundërshtarin e tij

Putin ‘heq dorë’ nga Trump?!

"Turqia ka fuqinë dhe kapacitetin për..."

Erdogan: Politikat tona nuk janë aventura