MENU
klinika

Nga The Hill

Për problemet e Amerikës, nuk e ka fajin Putin!

23.01.2020 - 13:11

Njoftimi nga Presidenti Vladimir Putin për ndryshimet në kushtetutën ruse, ndjekur nga dorëheqja e kryeministrit Dmitri Medvedev, tregon që Rusia ka hyrë në një epokë të re politike.

Me vendin që ka të ngjarë të hyjë në një periudhë tranzicioni, administrata amerikane do të ketë mundësinë për të zhvilluar një qasje më pak të personalizuar ndaj Rusisë.

Në fakt, ndryshimet tregojnë që Putini nuk do të mbetet president përtej përfundimit të mandatit të tij aktual në 2024.

Për dy dekada, Putini është bërë një nga udhëheqësit më të njohur në të gjithë botën, i vlerësuar nga disa si një shtyllë e “vlerave tradicionale” dhe më pas është kundërshtuar së tepërmi nga shumë të tjerë, pas luftës në Ukrainë, përpjekjet për të shkatërruar demokracitë perëndimore dhe “mëkatet” e tjera.

Presidenti Obama e përshkroi liderin rus se po sillej si një “fëmijë i mërzitur në fund të klasës”.

Në fakt, politika e jashtme ruse mbështetet në një konsensus të thellë se vendi duhet të mbetet një fuqi e madhe sovrane, një bashkëpunëtor për Shtetet e Bashkuara dhe një hegjemon rajonal në Euroazi.

Tani duket qartë se epoka e “Putinizmit” po merr fund.

Putini mund të bëhet edhe një herë kryeministër. Ai gjithashtu mund të mbetet kreu i Këshillit të Shtetit, një organ konsultativ i përbërë nga guvernatorët rajonalë dhe nënkryetarët që Putini ka propozuar dhënien e “statusit kushtetues”.

Këto manovra janë të ngjashme me atë se si autokratët në Kinë, Singapor, Kazakistan.

Rusia duket se po hyn në një periudhë tranzicioni, në të cilën ajo ka pak nxitje për të përkeqësuar një marrëdhënie tashmë helmuese me Shtetet e Bashkuara.

Rusia pa dyshim do të vazhdojë ndërhyrjet me kosto të ulët në vende të tilla si Libia, por duket se nuk ka gjasa të provokojë një krizë të madhe në Evropë.

Megjithatë, për shumë kohë, politika amerikane ka qenë në autopilot.

Në të vërtetë, rezultati i gjithë kësaj ka qenë një konfrontim përshkallëzues midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, prishja e kanaleve të komunikimit, për të zbutur krizat dhe një partneritet gjithnjë e më i ngushtë midis Rusisë dhe Kinës.

Por ndërsa Rusia mendon për të ardhmen e vet, Shtetet e Bashkuara kanë mundësinë për të zhvilluar një qasje të re, një që nuk mendon se Putin është burimi i të gjitha problemeve tona.

Jeffrey Mankoff është zv.drejtori për programin Rusi dhe Eurasia me Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike në Uashington dhe autor i “Politikës së Jashtme Ruse: Kthimi i politikës së fuqisë së madhe”.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Hill/ konica. al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Financimet e paligjshme nga Rusia

“Russiagate”, Conte i del në mbrojtje Salvinit

Akuzat e Rusisë dhe Kinës

“SHBA po nxit garën e re të armëve”