MENU
klinika

Ç'po kërkon presidenti rus?

Putini e di se nuk është i pavdekshëm!

26.01.2020 - 14:47

Javën e kaluar presidenti rus njoftoi disa ndryshime në kushtetutë, por të gjithë dolën në përfundimin se Putin po ndryshon sistemin në mënyrë që ai të mund të qëndrojë në pushtet përgjithmonë.

Njëzet vjet në pushtet (mandati i tij aktual si president skadon në 2024) nuk është e mjaftueshme për Putinin, insistojnë ekspertët e huaj.

Dhe më pas ekspertët thonë përciptazi se ai është djalli vetë, madje  e krahasojn atë me Stalinin.

Joseph Stalin, i cili udhëhoqiBashkimin Sovjetik nga viti 1924 deri në vdekjen e tij në 1953, ishte një vrasës pa ndërgjegje. Ai ndoshta ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetë milion rusëve.

Po Vladimir Putin? Simon Tisdall, kolumnisti dhe ish-redaktori i The Guardian shkruan: “Ashtu si Stalini, (Putin) ka bërë shumë armiq dhe ka shkaktuar mjerim, kronizëm dhe korrupsion…’’

Ku të fillojmë? Ndoshta me aneksimin e Krimesë në kontrollin rus, dhe me mbështetjen e rebelëve antiqeveritar në Lindjen e Ukrainës.

Më e rëndësishmja, kufiri perëndimor i Rusisë është një mijë kilometra në lindje nga ku ishte në vitin 1914.

Pra, cilat janë shanset që Putin ende do të udhëheqë pas vitit 2024?

kolana e librave

Ai do të jetë 72 vjeç në 2024. Ai dëshiron një shtet të fortë, të udhëheqë me një dorë të fortë, edhe pasi të dalë në pension.

Sidoqoftë, të jetosh nën udhëheqjen me dorë të fortë të dikujt tjetër nuk është një alternativë tërheqëse për Putinin.

Pra, ajo që i duhet Putinit është një marrëveshje që i jep fjalën e fundit kushtetuese, por e lejon atë të tërhiqet nga ushtrimi i përditshëm i pushtetit.

Diçka si kryesia e një Këshilli Shtetëror të forcuar që mund të rrëzojë presidentin dhe kryeministrin kur është e nevojshme.

Dhe ja! Kjo duket të jetë pikërisht ajo që ai ka në mendje.

Nuk po them që kjo është ajo që do të ndodhë në të vërtetë, por është ndoshta ajo që ai do të donte të ndodhte.

Nga Gwynne Dyer

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjenerali rus paralajmëron

“NATO po përgatitet për luftë”