MENU
klinika

Ja cilat janë

Qumështi mund të jetë arsyeja kryesore e problemeve shëndetsore

04.01.2020 - 12:58

Nga kockat e thyera deri tek lodhja, bulmeti mund të jetë arsyeja kryesore për disa nga problemet tuaja shëndetësore. Dhe mbase nuk keni menduar të fajësoni qumështin. Kështu që, herën tjetër kur përgatitni listën tuaj të blerjeve, mund të dëshironi ta merrni parasysh këtë.

 

Ne, kemi renditur simptomat që ju të rishikoni ndërsa vlerësoni marrëdhënien tuaj me qumështin. Në fund të artikullit tonë, mos harroni të shkoni në frigoriferin tuaj për të bërë pak pastrime.

  1. Ndiheni të lodhur shumicën e kohës

Qumështi përmban molekula të opiumit, gjë që ju bën të ndiheni në gjumë. Por, duke folur shkencërisht, kjo nuk do të thotë se do t’ju bëjë të flini mirë. Meqenëse është i vështirë të tretet, trupi juaj lodhet për ta prishur atë, gjë që prish ciklin tuaj të gjumit. Për të fjetur më mirë, mund të provoni të hani fruta dhe perime si brokoli, patatet e ëmbla, bananet ose mollët.

  1. Keni puçrra

Disa studime tregojnë se qumështi i skremuar rrit ashpërsinë e puçrrave tek adoleshentët dhe të rriturit e rinj. Sipas hulumtimeve të tjera, bulmeti gjithashtu mund të fajësohet. Duke pasur një ndikim në hormonet si insulina, qumështi me pak yndyrë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e lëkurës tuaj.

  1. Tretja juaj nuk është e mirë

Një studim sugjeron që 65-70% e popullsisë botërore vuan nga intoleranca e laktozës. Edhe nëse qumështi i njeriut ka një sasi më të lartë të laktozës krahasimisht, qumështi i lopës është më i vështirë të tretet për ne. Ankesat si fryrje, të vjella, gaz dhe diarre në mënyrë të rregullt mund të ju tregojnë që të hiqni pirjen e qumështit.

  1. Ju keni dhembje që duket se nuk vijnë nga askund

Meqenëse qumështi ka shumë acid, ai shkakton inflamacion, i cili dëmton nyjet dhe muskujt tuaj, sipas këtij studimi. Nëse jeni duke ushtruar dhe duke patur një vështirësi të rikuperimit nga muskujt e lënduar, provoni të zvogëloni konsumin e qumështit.

  1. Keni alergji dhe gjendje të tjera të lëkurës

Një alergji ndaj qumështit mund të ngatërrohet me intolerancën e laktozës. Ndërsa 5% e fëmijëve kanë një alergji ndaj qumështit, ai gjithashtu mund të zhvillohet më vonë gjatë moshës madhore. Ekzema gjithashtu mund të ndizet për shkak të qumështit. Provoni të hiqni qumështin nga dieta juaj dhe të shihni nëse gjendja juaj përmirësohet.

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”