MENU
klinika

"Do të përgatis përgjigjen"

Rama e paditi për shpifje, reagon Haradinaj

16.01.2020 - 08:38

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë për shpifje kundër kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit e akuzoi për përfshirje në shkëmbime territoriale.

Rama paralajmëroi se do të hidhte në gjyq kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn, pasi ky i fundit ishte shprehur se kishte ndaluar një plan të kryeministrit të Shqipërisë, në bashkëpunim me Presidentin e Serbisë dhe Hashim Thaçin, për ndarjen e Kosovës, madje ata kishin planifikuar për të ndarë mes tyre 10 miliardë € fitime nga miniera e Trepçës.

“Për 10 miliardshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të anti-shpifjes. Në gjykatat e Kosovës zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe Presidentit të Serbisë”, u shpreh kryeministri Rama pak muaj më parë.

Pas kësaj, ka reaguar Ramush Haradinaj, që thotë se do të përgatisë përgjigje në padi, duke e quajtur atë të pabazuar, që ka për qëllim t’i ikë përgjegjësisë.

“Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë. Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, shkruan Haradinaj.

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit

Pse rriten shpresat për anëtarësim në NATO

Emërimi i Mark Rutte, “ogur” i mirë për Kosovën

Nga “pazaret” me Perëndimin tek varësia nga Rusia

Media europiane “zbërthen” politikën e Vuçiçit

Miniera e litiumit “përndjek” Vuçiçin!

Çfarë pritet në Beograd nga 1 tetori