MENU
klinika

Presidenca shqiptare

Rama nis vizitën e parë në Ukrainë në cilësinë e kryetarit të OSBE-së

20.01.2020 - 12:29

Në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kiev, Ukrainë.

Kryeministri Rama e nisi axhedën e takimeve në Kiev, me takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Prystaiko.

Rama postoi një video mëngjesin e sotëm nga Kievi ku bashkë me delegacionin që e shoqëron u prit në një takim nga ministri Prystaiko në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës. Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga delegacioni dhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

“Kiev, Ukrainë: Ditë takimesh me autoritetet e larta të vendit në cilësinë e Kryetarit në Detyrë të OSBE – Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me ministrin Vadym Prystaiko”, tha Rama.

Axhenda e takimeve të kryeministrit Edi Rama në Kiev parashikon po ashtu takime me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryeministrin Oleksiy Honcharuk dhe kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov.

Pas takimeve do të ketë një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës. Shqipëria ka presidencën e OSBE-së për vitin 2020.

Adresimi i krizës në Ukrainë është shpallur si një ndër prioritetet e Presidencës shqiptare të OSBE-së.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore