MENU
klinika

Ja çfarë diskutuam!

Rama pas takimit me Merkel: Dëmet e tërmetit tragjik, përtej mundësive tona

27.01.2020 - 13:10

Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, pas takimit me të në Berlin.

Gjatë fjalës së tij, Rama zbuloi tri çështjet kryesore që ka diskutuar me Kancelaren Merkel, duke u ndalur kryesisht te procesi i rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Gjithashtu, temë diskutimi mes Ramës dhe Merkelit ka qenë edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe bashkëpunimi rajonal.

“Diskutuam për nevojën e madhe që Shqipëria ka, në procesin e vështirë të rindërtimit, i cili duke u bazuar në raportin e dëmeve, hartuar në bashkëpunim me BE, përmban një shumë që është përtej të gjitha mundësive tona për ta përballuar të vetëm. Kemi diskutuar dhe për perspektivën e integrimit të Shqipërisë dhe bashkëpunimin rajonal, ku roli i Gjermanisë ka qenë i jashtëzakonshëm me procesin e Berlinit. Në fund, dëshiroj të shpreh të gjithë konsideratën për mënyrën si ka nisur puna e Komisionit Evropian, të them që një dimension më i qartë do të jetë një ndihmë e madhe për ne dhe të gjithë rajonin”, tha Rama.