MENU
klinika

"Flas në emër të një vendi që Irani e cilësoi djallëzor"

Rama reagon nga Vjena për deklaratën e Ali Khameneit

09.01.2020 - 10:54

Kryeministri Rama gjatë fjalës së mbajtur të tij si drejtues i OSBE, ka reaguar dhe për deklaratën e diktatorit iranian Ali Khamenei.

Dje ai e quajti Shqipërinë  një ‘vend djallëzor në Europë që ka bërë komplot me SHBA kundër Iranit’.

Rama ka thënë se shumë mundësi të OSBE vijnë përtej shtrirjes së saj prej 57 vendesh.

Kryeministri tha se  situata në Lindjen e Mesme është e ndërlidhur me sigurinë e vendeve të OSBE, dhe se duhej një platformë dialogu dhe bashkëpunimi me vendet aziatike.

Më pas Rama tha se këtë po e thoshte drejtuesi i një vendi që autoriteti më i lartë i regjimit totalitar e përcaktoi djallëzor.

“Së fundi duke qënë se shumë prej mundësive tona vijnë përtej shtrirjes së OSBE, na duhet të forcojmë platformat e dialogut me vendet aziatike për bashkëpunim. Situata aktuale në brigjet jugore është se sa ngushtë e ndërlidhur është siguria e vendeve tona, dhe meqë ra fjala por flas në emër të një vendi që dje u përcaktua si një vend djallëzor në mes të Europës nga autoriteti më i lartë i regjimit totalitar të Iranit’– tha Rama.