MENU
klinika

Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë

Rama: Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë

25.01.2020 - 08:36

Kryeminstri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në “Twitter” pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë Lindore mbrëmjen e djeshme, duke lënë pas dhjetra viktima e qindra të plagosur.

Rama shprehu ngushëllimet e tij ndaj Presidentit Erdogan si dhe popullit turk, duke thënë që do të gjendet pranë tyre.

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Erdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, shkruan Kryeministri Rama.

Rama Twitter

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk harron të ngushëlloj shqiptarët në shqip

Aktori i njohur turk kujton tmerrin e tërmetit në Turqi