MENU
klinika

Gara për kryetarin e AAK

Ramushi dha dorëheqjen. A do t’ja zërë vendin Dauti?

14.01.2020 - 08:46

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të AAK duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja në parti.

U aludua se pasardhësi i tij në krye të partisë mund të ishte i vëllai, Daut Haradinaj por ai ka hedhur poshtë mundësinë për të garuar si kryetar i AAK.

“Jam komod me detyrat që kam pas deri tash dhe mandatin që kam marrë nga qytetarët.

E vetmja përgjegjësi që do ta kem në AAK do të jetë ai e kryetarit të degës në Deçan, nëse do të më besohet”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Nuk do të jem anëtarë i kryesisë, nuk do të garoj për Këshillin e Përgjithshëm, por vetëm për degën. Do të përkrah strukturat e reja dhe ky është qëllimi pse kemi zgjedhje të brendshme”.

Haradinaj ka thënë se shpallja e zgjedhjeve të brendshme që do të kryhen deri në qershor të 2020-ës ka ndodhur pas rezultatit në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

“Ne kemi bërë analiza, ka pas argumente të ndryshme. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, ndonëse ka pas rezultate të mira nëpër komuna. Me zgjedhjet e brendshme synojmë që AAK të mos jetë e përfaqësuar vetëm nga një regjion”.