MENU
klinika

La Liga, java 19

Real kalon me sukses transfertën e parë të 2020-s

04.01.2020 - 18:01

Pavarësisht kundërshtarit, çdo ndeshje vlen tri pikë dhe këto i ka marrë të plota Real Madrid në ndeshjen e parë të 2020-s, duke fituar 3-0 në fushën e Getafe-s.

Protagonisti i ndeshjes së luajtur në Coliseum Alfonso Perez ka qenë Raphael Varane. Mbrojtësi francez ka shkaktuar autogolin e portierit Soria në minutën e 34-t dhe ka realizuar golin e dytë në të 53-ën.

Në minutën e fundit të takimit ka ardhur edhe goli i tretë i miqve, i realizuar nga Luka Modric. Real Madrid merr vendin e parë provizorisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në 3 vjet fitoi 9 tituj, 3 Champions radhazi

Zidane bën 4 vjet te Real, trajneri që shkroi historinë