MENU
klinika

Kupa e Mbretit

Real Madrid kalon me vuajtje ekipin modest

22.01.2020 - 22:50

Ashtu si Barcelona, edhe Real Madrid ka vuajtur në Kupën e Mbretit. Los Blancos fituan 3-1 në transfertë ndaj Unionistas dhe kalojnë në çerekfinale.

Gareth Bale rikthehet me gol pas 4 muajsh, teksa zhbllokoi shifrat në 18’. Me një gol u mbyll pjesa e parë. Në të dytën vendasit, që militojnë në ligën e tretë, surprizojnë në 57’.

Por pas pesë minutash shënojnë në portën e tyre. 1-2 për Real Madrid, që në fund ka mbrojtur rezultatin, pasi modestët nuk kishin cfarë të humbnin. Dhe në kohën shtesë shënon edhe Diaz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN