MENU
klinika

Ish-trajneri i Kombëtares

Refuzoi ekipe në Serie A e B, De Biasi drejt Iranit…

02.01.2020 - 21:38

Nuk drejton një skuadër prej gati dy vitesh kur ishte trajner i Alaves, por Gianni De Biasi pohon se kjo jo për mungesë ofertash, por nuk e kanë bindur në projektet e tyre.

Ish-trajneri i Kombëtares ka treguar se së fundmi i ka ardhur një ofertë nga Irani për të marrë drejtimin e Esteghalit, aty ku trajner ka qenë Andrea Stramacioni.

de biasi
de biasi

“Arabishtja është e vështirë dhe nuk e di. Nuk kemi folur, por ka interesim. Më kanë propozuar një ofertë dhe do ta vlerësoj. Kam pasur oferta edhe nga Serie A dhe Serie B, por kam preferuar të them jo për ato.

Kampionati po bëhet interesant kur ka më shumë pretendentë, siç është Interi. Duhet të shoh si do të përfundojë edhe Lazio, që po bën shumë mirë. Është kundër Juventusit, duke menduar se ka fituar dy ndeshje shumë afër njëra-tjetrës”, – tha mes të tjerash De Biasi.