MENU
klinika

Në 5 ligat kryesore europiane

Renditja e golave të shënuar dhe të pësuar

20.01.2020 - 20:42

Liverpool ka pasur një ecuri të jashtëzakonshme këtë sezon në Premier League, teksa ka thyer edhe rekordin e ecurisë për 22 javë, por nuk kryeson në Europë për golat e shënuar apo të pësuar më pak.

Sa i përket skuadra me sulmin më të mirë, prin tjetër skuadër në premier League. Manchester City i Pep Guardiolës ka sulmin më të mirë në Evropë, me 64 gola të shënuar.

SKUADRAT QË KANË SHËNUAR MË SHUMË GOLA

1.Manchester City 64 gola në 23 javë

2.Liverpool 52 gola në 22 javë

3.Barcelona 50 gola në 20 javë

4.Leipzig 51 gola në 18 javë

5.Bayern Munchen 50 gola në 18 javë

6.PSG 50 gola në 20 javë

Sic shihet, përjashto City-n, ekipet gjermane duket më productive, pasi në 18 javë kanë kapur kuotën e 50 golave. Ndërsa skuadrat italiane nuk futen fare në këtë listë.

Real Madrid vazhdon të jetë skuadra me mbrojtjen më të fortë në 5 ligat kryesore europiane. Të besuarit e Zizu kanë pranuar deri më tani vetëm 13 gola.

Skuadra e Zinedine Zidane është përmirësuar dukshëm këtë sezon në dallim me edicionin që lëmë pas, sezon për t’u harruar për Los Blancos, pasi ishte shumë me luhatje të vazhdueshme.

Në këtë renditje italianët janë prezente me 3 skuadra, që tregon se është e vështirë t’u shënosh dhe bëjnë lojë të fortë mbrojtëse. Gjithsesi, mes atyre që kanë shënuar më shumë dhe pësuar më pak prin Liverpool.

SKUADRAT QË KANË PËSUAR MË PAK

1.Real Madrid – 13 gola të pësuar në 20 javë

2.Liverpool – 14 gola në 22 javë

3.PSG – 14 të pranuar në 50 javë

4.Inter – 17 gola në 20 javë

5.Lazio – 18 gola në 20 javë

6.Juventus – 19 gola në 20 javë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja ç’mund të bëjnë “Reds” këtë sezon

E theu një, Liverpool gati edhe për 9 rekorde

Mjafton të vijojë me këtë ritëm

Messi shënjestron tre rekorde të Pelè