Nuk bëhet fjalë për ekipin e parë, por atë B. Pritja e gjatë sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, për t’u zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Barcelonës B, mori fund sot.
Sulmuesi 22-vjeçari kreu testet mjekësore në ambientet e klubit katalanas dhe nga dita e sotme do të jetë nën urdhërat e trajnerit Francisco Garsia Pimienta.
Futbollisti kuqezi u mirëprit te të rinjtë e Barcelonës nga një tjetër bashkëkombas, futbollisti shqiptar Labinot Kabashi, me të cilin do të jetë shok skuadre.
Manaj do të ndihmojë Barcelonën B të ngjitet në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. T’i shkosh kaq afër Leo Messit me shokë përbën motivim ekstra, edhe përtej mundësive reale, që Manaj ta çojë deri në fund rrugëtimin në Katalonjë.