MENU
klinika

Përfundon ndërtimi

Rita e mbajti fjalën! Familja Sala ka një shtëpi të re!

16.01.2020 - 13:22

Rita Ora ishte një ndër personazhet e njohur të ekranit që vendosi të ndihmoj shqiptarët pas tërmetit shkatërrues.

Rita zgjodhi familjen Sala duke ju ndërtuar një shtëpi nga e para dhe në kohë rekord shtëpia ka përfunduar.

Pa u bërë ende 2 muaj nga tragjedia, familja Sala tashmë ka një shtëpi të re.

Lajmin e ka bërë të ditur, Erion Veliaj, i cili ka shkuar t’u japë çelësin familjarëve.

“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!?

Në shtëpinë e re të familjes Sala?, e rindërtuar nga goca jonë @Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.?

Faleminderit nga ❤ Rita”, shkruan Erion Veliaj.