MENU
klinika

Serie A, Java 18

Roma mposhtet në shtëpi, Champions në rrezik

05.01.2020 - 22:46

Kur pritej që Roma të bënte hapin e madh për të “blinduar” vendin e katërt, ekipi verdhekuq ka humbur 0-2 në shtëpi ndaj Torinos, duke rrezikuar kështu zonën Champions.

Ndryshe nga shumë ndeshje mes Romës dhe Torinos, që kanë qenë me ritëm dhe spektakël, sfida e sotme është karakterizuar nga kujdesje, sidomos në pjesën e parë.

Megjithatë, Belotti ka surprizuar me golin e tij në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, gol që ka rezultuar thuajse vendimtar për fatet e takimit.

Pjesa e dytë ishte më e bukur dhe e luftuar, Torino është mbrojtur mirë dhe në 85’ ka përfituar penallti, që e kthen në gol po Belotti (9 gola për të këtë sezon). Roma në minutat e mbetura duket e dorëzuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN