MENU
klinika

Mesfushori shqiptar drejt La Liga-s

Ronaldo kërkon Keidi Baren te Valladolid

02.01.2020 - 13:49

Prej ditësh flitet për një rikthim të Keidi Bares në La Liga, por jo me fanellën e Atletico Madridit, skuadër me të cilën është aktivizuar më parë në elitën e futbollit spanjoll.

Pak ditë më parë “Marca” raportoi se mesfushori shqiptar kërkohet nga dy skuadra të La Liga-s, por pa përmendur emra. Ndërsa sot është mësuar se kush e kërkon.

Real Valladolid është skuadra që kërkon shërbimet e mesfushorit kuqezi. Klubi i brazilianit Ronaldo kërkon të sigurojë sa më shpejt mbijetesën, pasi e sheh veten në mesin e tabelës dhe të shkëputur nga vendet e fundit në tabelë.

Kalimi te Valladolid do të ishte një hap para për mesfushorin, duke marrë parasysh faktin se do të luante në një ligë shumë më të fortë dhe në një skuadër, ku mundësitë për të luajtur titullar janë të shumta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN