MENU
klinika

Rivaliteti me statistika

Ronaldo mposht Messin në startin e 2020-s

06.01.2020 - 18:31

Rivaliteti i Cristiano Ronaldos me Lionel Messin vijon edhe në vitin 2020. Por nëse argjentinasi nuk shënoi në ndeshjen e parë me Barcelonën (2-2 me Espanyol), portugezi sot realizoi 3 gola (Juventus-Cagliari 4-0).

“Opta Joe”, portali që merret me statistikat, ka publikuar pas ndeshjes listën e lojtarëve që kanë shënuar më shumë “hat-trick” (tregolësha) nga janari i 2008-s dhe deri më tani.

Portugezi parakalon sërish Messin, pasi me ndeshjen e sotme shkon në 36 hat-trick, ndërsa argjentinasi ka vetëm 34. Emri i tretë në listë mbahet nga Suarez, që ka gjysmën e golave të shënuar nga Ronaldo dhe Messi.

Ronaldo për 15 vjet radhazi ka shënuar mbi 10 gola, si asnjë futbollist tjetër në histori. Cristiano nuk njeh moshë dhe ka të tjerë rekorde përpara për të thyer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN