MENU
klinika

Pas përvojës në Amerikë

Rooney rikthehet në Angli, do jetë edhe zv.trajner

01.01.2020 - 20:57

Wayne Rooney është rikthyer zyrtarisht në Angli, teksa do të luajë me Derby County, skuadër që militon në Championship.

34-vjeçari ka firmosur për 18 muajt e ardhshëm, pra deri në qershor të vitit 2021, me opsion rinovimin edhe një sezon tjetër.

Ish-sulmuesi i Manchester City-t, që kthehet në Angli pas përvojës në MLS me D.C. United, do të mbajë numrin 32 mbi fanellë.

Rooney është federuar tashmë si lojtar i Derby County-t dhe mund të debutojë që këtë të enjte kundër Barnsley-t. Në fakt, ish-sulmuesi i “Tre Luanëve”, përveçse futbollist, do të jetë edhe ndihmës i trajnerit Philip Cocu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe si lojtar, edhe si trajner!

Rooney pranë rikthimit të Angli