Për fatin e keq, nga 5 që raportohej dje, shkon në 9 numri i viktimave të aksidentit ajror ku humbi jetën legjenda e NBA-së Kobe Bryant.
Mediat amerikane bëjnë me dije se në helikopterin ku udhëtonte Bryant ishin edhe 8 persona të tjerë, përfshi edhe vajzën e tij Gianna. Të gjithë kanë humbur jetën nga ky aksident fatal.
Sipas hetuesve, mësohet se mjegulla e dendur ka qenë shkaktar i aksidentit edhe pse ky version ende nuk është zyrtar. Policia e Los Angeles bën me dije se kishte lëshuar një urdhër ditën e diel që asnjë helikopter të mos fluturonte për shkak të mjegullës së dendur.
Përveç Kobe Bryant dhe vajzës së tij, mësohet se në helikopter ka qenë edhe John Altobelli, trajner bejzbolli, së bashku me bashkëshorten Keri dhe vajzën e tyre Alyssa.
Në helikoper ndodhej edhe Cristina Mauser, asistentja e Kobe Bryant si dhe një pilot. Ende nuk dihen emrat e dy viktimave të tjerë. Policia ka shtuar se rikuperimi i trupave është i vështirë dhe do të duhen disa ditë.
Pavarësisht tragjedisë, ndeshjet e NBA janë luajtur normalisht. Para startit të tyre është mbajtur një minutë heshtje. Kyrie Irving ka qenë shumë i tronditur dhe nuk ka zbritur në përket.
Ndërkohë, solidarizimi ka shkuar deri në Australian Open. Tenisti vendas Nick Kyrgios, në ndeshjen ndaj Rafael Nadal, ka zbritur në fushë me fanellën e Kobe Bryant, me numrin 8.