MENU
klinika

Detajet

Rrugës për në shkollë, makina përplas tre fëmijë në Lushnje

24.01.2020 - 09:07

Një aksident ka ndodhur në Lushnje ku një makinë ka përplasur tre fëmijë.

Fëmijët ishin duke shkuar në shkollë në fshatin Allkaj dhe teksa kalonin rrugën janë goditur nga automjeti.

Mësohet se fëmijët kanë pësuar dëme të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon ndërkohë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.